Një tërmet me magnitudë 3.5 i shkallës Rihter është regjistruar në zonën e Elbasanit pasditen e sotme, duke shkaktuar panik te qytetarët.
Lëkundja sizmike është regjistruar në orën 16:28 dhe është ndjerë e menjëhershme në të gjithë qytetin e Elbasanit.
Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë vetëm 4 kilometra në juglindje të Elbasanit dhe rreth 37 km në juglindje të Tiranës.
Lëkundja ka pasur një thellësi vatrore prej 10 kilometrash.
Nga raportimet e para të autoriteteve dhe emergjencave civile nuk ka njoftime për dëme materiale apo persona të lënduar.





