Subscribe

Kryedemokrati Lulzim Basha do të shkojë sot në Prokurorinë e Tiranës për tu marrë në pyetje lidhur me protestën e 8 janarit. Ai do të paraqitet në orën 11:00, ku do të japë dëshminë e tij.

 

Po ashtu, këtë të premte do të merret në pyetje edhe Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi, në orën 12:00.

 

Një ditë më parë, ish-kryeministri Sali Berisha dëshmoi në Prokurori për gati 3 orë. Pas daljes nga Prokuroria, ai deklaroi dje se kishte informuar hetuesit se brenda selisë blu, krah Bashës qëndronin njerëz të armatosur.

 

Ai akuzoi sërish Bashën si peng të Ramës, ndërsa paralajmëroi edhe një herë protesta të fuqishme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *