Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
13 September 2026
Vizion fokus

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona të zhdukur

Elbasani nuk fal! Egnatia pëson humbjen e parë të...

Fitore me vuajtje për Bayern, vendos Harry Kane

Super Haaland! City merr tre pikët në derbin e...

“Nuk po na lejohet të marrim nga qesja jonë”,...

928 gola dhe ende nuk ndalet! Messi spektakolar në...

“Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim të qytetarëve”,...

Reforma Territoriale, Rama takim në Berat: Investimet komunave iu...

Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona, flakët afrohen...

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë këtë vit!

Muaji i mjaltit që përfundoi në tragjedi, çifti britanik kishin zgjedhur Greqinë pas dasmës, vdiqën pas rrëzimit të helikopterit

18 Gusht 10:44

Vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve që çuan në rrëzimin e helikopterit Bell 206 në Sifnos, ku humbën jetën tre persona. Autoritetet po analizojnë të gjitha të dhënat në dispozicion për të përcaktuar rrethanat e aksidentit tragjik.

Në helikopter ndodhej piloti Gjorgos Raikos, 53 vjeç, Alexander Cromie, 31 vjeç, dhe Marie Ebert, 30 vjeç, një çift britanik i sapomartuar që kishte zgjedhur ishullin grek për muajin e mjaltit.

Lexo edhe :

Related Posts

Aksident tragjik në Greqi, rrëzohet helikopteri gjatë uljes, 3 viktima
“Fluturoi helika më pas shpërtheu në flakë”, dëshmitarja tregon momentin e përplasjes së helikopterit në Greqi: Vdiqën të gjithë

Ekspertët po analizojnë të dhënat e fluturimit, ndërsa rëndësi e veçantë i është dhënë një videoje, e cila ka regjistruar momentet e fundit të helikopterit, pak para rrëzimit në zonën e Exampelave.

Në pamje, helikopteri nis të rrotullohet në ajër pak çaste para se të rrëzohet.

Eksperti i aeronautikës dhe hetuesi i aksidenteve ajrore, Fedon Karajojsifidis, deklaroi se të gjitha skenarët mbeten të hapur, por një nga mundësitë kryesore që po shqyrtohet është një defekt i rëndë mekanik ose një avari.

Τραγωδία για το νιόπαντρο ζευγάρι και τον Έλληνα χειριστή στο ελικόπτερο που έπεσε στη Σίφνο.
Καρέ-καρέ η βουτιά προς το θάνατο. pic.twitter.com/VWkOsoYiml

— Αντώνης Νταλακογεώργος (@Adalakogeorgos) August 18, 2026

Pavarësisht përpjekjeve të pilotit për të përballuar situatën, nuk është arritur një ulje emergjente.

Eksperti e cilësoi defektin mekanik dhe humbjen e kontrollit si skenarin kryesor në këtë fazë, por theksoi se nuk mund të përjashtohet asnjë mundësi, përfshirë edhe faktorin njerëzor.

Edhe eksperti i aksidenteve ajrore dhe ish-piloti i Aviacionit të Ushtrisë, Pantelis Fragkulis, foli për shkaqet e mundshme të aksidentit.

Sipas tij, ndër skenarët që po shqyrtohen është një defekt mekanik në pjesën e pasme të helikopterit, por edhe mundësia që piloti të ketë pësuar një problem të papritur shëndetësor.

Piloti dhe çifti britanik që humbën jetën

Piloti 53-vjeçar Gjorgos Raikos kishte përvojë të gjatë në fluturime dhe kishte shërbyer më parë në Forcat e Armatosura greke. Personat që e njihnin nga fusha e aviacionit e përshkruanin si një pilot të aftë dhe me përvojë të konsiderueshme në drejtimin e helikopterëve.

Në bordin e Bell 206 ndodheshin edhe britanikët Alexander Cromie, 31 vjeç, dhe Marie Ebert, 30 vjeç. Çifti i sapomartuar kishte zgjedhur Sifnosin për muajin e mjaltit dhe udhëtimin me helikopter për të mbërritur në ishull.

Fluturimi, megjithatë, përfundoi në tragjedi. Të tre personat që ndodheshin në bord humbën jetën, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur se çfarë ndodhi në ato sekonda të fundit përpara rrëzimit.

Posted Under:
Anash Rajoni
Tagged:
Greqi Helikopter

Nga e njëjta kategori

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona të zhdukur

më shumë...

Fitore me vuajtje për Bayern, vendos Harry Kane

më shumë...

Super Haaland! City merr tre pikët në derbin e madh

më shumë...

Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit parandalojnë përhapjen e zjarrit

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

9:47

Mos e kontrolloni telefonin menjëherë, si ta...

9:17

Tragjedi! Përmbyset anija me pasagjerë, 129 persona...

9:10

Elbasani nuk fal! Egnatia pëson humbjen e...

8:42

Fitore me vuajtje për Bayern, vendos Harry...

8:37

Super Haaland! City merr tre pikët në...

8:27

Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit...

7:49

“Nuk po na lejohet të marrim nga...

7:32

Kush janë shenjat më besnike dhe më...

6:40

Laçi triumfon ndaj Vllaznisë, kurbinasit marrin tre...

6:25

928 gola dhe ende nuk ndalet! Messi...

6:18

Përfshihet nga flakët banesa në Fushë-Krujë, shembet...

6:03

“Të dëgjojmë dhe të trajtojmë çdo shqetësim...

5:44

Reforma Territoriale, Rama takim në Berat: Investimet...

5:36

Zjarr masiv në Kroaci, evakuohen 230 persona,...

5:10

Kalaja priti 260 mijë vizitorë, interes i...

4:51

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë...

4:21

Inteligjencë artificiale me “frena”, drejtuesit e “Anthropic”:...

4:00

“Është numri një”, Kroos tregon favoritin e...

3:49

Kosova me Qeveri të re! Kuvendi miraton...

3:28

Sot zgjedhjet në Suedi, garë e ngushtë...

Më të klikuarat

  • Mesazh me plumba ndaj një gruaje?! Reagon policia për atent...
  • VIDEO/ Shoferi humb ndjenjat në timon, polici jashtë shërbim...
  • Gjirokastër/ Flakët pranë stallave të lopëve, zjarrfikësit p...
  • Parandalohet krimi në Rrogozhinë, i riu kërcënon me kallashn...
  • Debate për “shkrirjen” e Poliçanit, Rama përplaset me kryeba...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.