E premte, 16 Tetor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vrasja e turistit në Ksamil, reagon sërish policia: Viktima portugez, jo francez! Hetohen dy turqit që po transportonin vrasësin e dyshuar

Policia e Sarandës ka reaguar sërish lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në Ksamil, ku u vra me thikë një turist i huaj.

Fillimisht i riu që mbeti viktimë u identifikua si Miguel Mendez, 20 vjeç nga Franca. Por në vijim të veprimeve hetimore dhe pas gjetjes së dokumentit të identifikimit, u konfirmua bëhet fjalë për një shtetas portugez, me inicialet L. V., i datëlindjes 27.09.2005.

Reklamë

Ndërkohë, hetimet janë përqendruar edhe në verifikimin e përfshirjes së dy shtetasve turq në automjetin e të cilëve u kap autori i dyshuar, Sokrat Vata, ndërsa po e transportonin atë në drejtim të Tiranës.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes.

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, do të ketë njoftim të plotë në lidhje me këtë ngjarje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë