E premte, 30 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

E kërkonte Spanja, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari, pritet ekstradimi

Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, me qëllim ekstradimin drejt Spanjës.

Policia njofton se arrestimi i shtetasit me inicialet K. B. u krye në kuadër të operacionit të koduar “Fugitive”.

Reklamë

43-vjeçari akuzohet nga autoritetet spanjolle për kultivim të bimëve narkotike dhe vjedhje të energjisë elektrike.

Sipas Policisë, Gjykata e Sabadellit në Spanjë, në qershor 2025, i kishte caktuar K. B. masën e sigurisë “arrest në burg” për këto vepra penale.

Interpol Tirana vijon bashkëpunimin me homologët e Interpol Madridit për përfundimin e procedurave të ekstradimit të 43-vjeçarit drejt Spanjës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë