E diel, 1 Nëntor 2026 E-Zone deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Arrestohet autori i vrasjes së turistit francez, ishte fshehur në bagazh makine

Policia ka arrestuar autorin e vrasjes së 20 vjeçarit francez Miguel Mendes.

Sokrat Vata u vu në pranga nga pikat e kontrollit që ishin ngritur në Levan.

Burime bëjnë me dije se Vata ishte futur në bagazhin e një makine.

Ngjarja e rëndë u regjistrua mëngjesin e kësaj të marte, ku Vata, i cili punonte si roje plazhi ka goditur me thikë 20 vjeçarin francez.

Reklamë

Sipas burimeve nga mjeku që e pa trupin në morgun e Sarandës, mësojmë se 20-vjeçari kishte disa goditje me thikë në shpinë dhe në kraharor. Vdekja e tij ka qenë e menjëhershme.

Shkaku i ngjarjes dyshohet për një vajzë.

20-vjeçari francez ndodhej në Ksamil së bashku me një grup francezësh të ardhur për turizëm në Ksamil.

*Policia e Sarandës ka reaguar disa orë pas ngjarjes, duke sqaruar se bëhet fjalë për një shtetas portugez dhe jo francez.

Vazhdo të lexosh

Reklamë