Sport
14 vite pritje marrin fund, Arsenali triumfon në “Anfield”!

Arsenali ka triumfuar 1-0 në transfertë ndaj Liverpoolit, në “Anfield”, duke marrë tri pikë të rëndësishme dhe duke u ngjitur në krye të Premier League.
Goli i vetëm i takimit u shënua në minutën e 16-të nga Kai Havertz, pas një pasimi të Declan Rice.
Pas golit të pësuar, Liverpooli u përpoq të reagonte dhe pati disa mundësi për të barazuar.
Të kuqtë kërkuan barazimin, por goditja e Florian Wirtz u ndal nga traversa, ndërsa mbrojtja e londinezëve rezistoi deri në fund.
Reklamë
Me këtë sukses, Arsenali regjistron fitoren e parë në kampionat në “Anfield” që nga shtatori i vitit 2012.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




