E premte, 16 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Shpërthimi i skafit në Porto Palermo, dy të plagosur në QSUT, me djegie në 50% të trupit

Dy nga katër personat e dëmtuar nga zjarri i shkaktuar në një skaf në Porto Palermo ndodhen në QSUT, ku po marrin trajtim të specializuar.

Xhemal Ismailaj, 40 vjeç, dhe Mateo Merdanaj, 25 vjeç, po marrin trajtim në shërbimin e djegie- plastikës në QSUT.

Reklamë

Sipas burimeve, të dy kanë pësuar djegie në  rreth 50% të sipërfaqes së trupit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në Porto Palermo, Himarë, teksa katër persona po punonin për riparimin e motorit të një skafi.

Reklamë

Xhemal Ismaili, i cili ka pësuar plagët më të rënda, ka treguar edhe momentet e para të ngjarjes teksa po transportohej me autoambulancë drejt Tiranës.

“Po i bënim shërbim, kishim nxjerrë kandelet dhe po i xhironim se ishte bllokuar. Bëri shkëndijë dhe mori flakë nga benzina që ishte derdhur”, ka deklaruar ai.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon verifikimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes.

Vazhdo të lexosh

Reklamë