Subscribe

Shkolla “Naim Frasheri” ne Tirane është një nga ato raste tipike qe nuk ka pritur radhën e investimeve nga pushteti vendor apo biznesi. Nevojave emergjente per laboratorë dhe ambiente sportive i janë përgjigjur prindërit me fonde modeste. 100 mije leke te rinj nga te ardhurat e nxënësve ka financuar Drejtoria e Shkollës per krijimin e ambienteve per mësim. Nxënësit tregojnë se ne rastin me te mire, edukimin fizik e zhvillonin ne oborr, ndërsa kur binte shi qëndronin ne klase. Sot me iniciativën e Drejtorisë se Shkollës dhe mbështeten e prindërve, ata kane vene ne funksion te plote palestrën e shkollës. Laboratori i kimisë është nje tjetër ambient i rikontruktuar me kontributin e prindërve. Por kjo nuk mjafton. Drejtoresha e Shkollës i bën apel institucioneve përgjegjëse per me shume vëmendje. Edhe pse me ligj arsimi publik është falas, prindërit asnjëherë nuk kane hezituar te financojnë me shuma modeste per fëmijët e tyre. Quhet pagese vullnetare dhe mblidhet për çdo nxënës 1 mije leke te reja ne fillim te shkollës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *