Ministri i bujqësisë u beri thirrje fermerëve te Korçës te aplikojnë për te përfituar nga fondet e Bashkimit Europian nëpërmjet programit IPARD.
Sipas Niko Peleshit rajoni i juglindjes ka te gjitha mundësitë te përfitojë deri 13 milionë euro për bujqësinë nga 60 ne total qe janë ne dispozicion.
Por Peleshi theksoi rëndësinë e standardeve te produkteve. Ministri i bujqësisë tha se fermerët duhet te orientohen ne mbjelljen e kultivarëve te rinj te mollës me qellim qe te mos mbeten stok.
Nga te dhënat e ministrisë se bujqësisë rezulton se vlera e projekteve qe fermerët korçarë i kane zbatuar me mbështetjen e programit IPARD deri tani arrin ne 2 milionë euro.





