Subscribe

Partia Demokratike e ka cilësuar si një teatër garën e hapur nga Agjencia e Kadastrës për punësimet në këtë institucion.

 

Në një deklaratë për mediat, ish-deputetja e PD, Orjola Pampuri akuzoi drejtorin e këtij institucioni Artan Lame se nuk mund të organizojë garë të ndershme pasi di të punësojë vetë militantë partiakë.

 

“Artan Lame, si gjithë kolegët e tjerë pjesë të qeverisë grabitëse të Edi Ramës, nuk mund të organizojnë konkurse të ndershme. Ata dinë vetëm të punësojnë militantë partiakë, që i përdorin në zgjedhje në shkelje të ligjit ndaj kundërshtarit politik. Artan Lame është modeli tipik i kësaj skeme skandaloze që ka mbajtur peng administratën publike gjithë keto vite, duke punësuar militantë që vijnë me lista nga partia në pushtet dhe, në vend t’u shërbejnë qytetarëve, i shërbejnë partisë në pushtet në kohë fushatash elektorale.”

 

Në kuadër të këtyre akuzave, ish-deputetja Pampuri risolli edhe njëherë në vëmendje audiopërgjimin të publikuar një vit më parë, ku sipas saj, Artan Lame pranon ndërhyrjen e deputetëve sociaslit për marrjen në punë të militantëve dhe përdorimin e tyre gjatë fushatës.

 

Duke u ndalur tek audiopërgjimi, Pampuri tha se Artan Lame duhet të ishte në burg për përdorim të administratës në fushatë.

 

“Teatri që luhet me shqiptarët dhe tallja e tyre nga Artan Lame dhe shefi tij Edi Rama është e qartë. Në vend që ky funksionar i qeverisë të ishte sot në burg për përdorimin e administratës në fushatë, vazhdon të mashtrojë shqiptarët me propagandën e Edi Ramës për punësime me konkurs.Modeli i vërtetë i Artan Lames dhe gjithë të ngjashmëve të tij është vetë Edi Rama. Dosja 339, e trajtuar gjerësisht nga Zëri i Amerikës pak muaj më parë, provoi se është Kryeministri ai që ndêrhyn drejtpërdrejt për prishjen e konkurseve të administratës dhe, në mënyrë kriminale, ndërhyn nga zyrat e tij për të larguar më të aftët dhe për të punësuar militantët partiakë apo njerëzit e kriminalizuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *