Subscribe

Shakëtrrohet grupi kriminal ndërkombëtar, i përfshirë në mashtrim dhe pastrim parash. Më shumë se 50 institucione financiare amerikane u bënë viktima të rrjetit kriminal, duke humbur mbi 12 milionë euro.

Operacion ndërkufitar i koordinuar nga Europol dhe i udhëhequr nga Policia Kombëtare Spanjolle dhe Shërbimi Sekret i SHBA vuri në pranga 105 të dyshuar, të përfshirë edhe shqiptarë. Operacioni u zhvillua në 4 shtete, Spanjë, Greqi, Angli dhe Austri.

Ndërkohë, janë kontrolluar 88 banesa, janë bllokuar 87 llogari bankare me 1.3 milionë euro në total.Gjithashtu janë sekuestruar 406 000 euro dhe 14 automjete luksoze.

Organizata kriminale, e formuar kryesisht nga shtetas grekë, krijoi kompani guaskë në Shtetet e Bashkuara dhe hapi llogari bankare për këto kompani. Për të fituar besimin e institucioneve financiare, anëtarët e rrjetit kriminal bënë transferime në llogaritë me bazë në SH.B.A. nga vende të ndryshme në BE.

Për rrjedhojë, bankat me bazë në Amerikë lëshuan karta debiti dhe krediti për këto llogari. Biznese për shitje me pakicë, të përfshirë në mashtrim, shumica e të cilëve ishin në Spanjë, përdorën kartat e pagesave për të financuar shumat e kredituara të disponueshme në karta. Për të pastruar fondet e vjedhura, ata i transferuan ato në llogari të ndryshme bankare, në pronësi të anëtarëve të rrjetit kriminal të vendosur në disa vende të BE-së.

 

Organizata kriminale, e formuar kryesisht nga shtetas grekë, krijoi kompani piramidë në Shtetet e Bashkuara dhe hapi disa llogari bankare. Më pas ato kryenin transferta parash nga SHBA-të në Evropë në pronësi të anëtarëve të rrjetit kriminal.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *