Seda Bakan (lindur në 10 tetor 1985) është aktorja turke e cila luan rolin kryesor në telenovelën më të re “Krahët e Dashurisë” që po transmetohet në Vizion Plus nga e hëna në të premte në orën 17:00. Nga familja e mamasë ajo është me origjinë turke por kanë emigruar në Selanik (Greqi). Nga ana e babit është gjithjashtu me origjinë turke por një familje që ka emigruar në Sarajevë.
Ajo njihet më shumë për rolet në pjesë komedie si p.sh në rolin e Edës në serialin Behzat Ç. Bir Ankara Polisiyesi ose në rolin e Feyza në serialin Kardeş Payı
\
Në një intervistë për “Milliyet” ajo ka thënë se “çelsi” i saj i suksesit është se kurrë nuk i përsërit rolet apo punët e saj! Por kjo gjë sjell vështirësi shumicën e kohës ashtu si ka ndodhur dhe në “Krahët e dashurisë” ku i është dashur të mësojë gjermanishten për një kohë shumë të shkurtër sepse personazhi Lejla duhet të flasi këtë gjuhë! Kjo ka qenë dhe sfida e këtij roli shumë të dashur për të!





