Një i vrarë dhe një i plagosur në Kosovë

Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur pas një sherri mes disa personave në Zllakuqan të Lipjanit.
Sipas medieve në Kosovë, viktimë ka mbetur një 57-vjeçar me iniciale A.Z.
Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
Ahmeti tha se personi tjetër është plagosur me thikë dhe është në gjendje të rëndë.
“Rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për një vrasje që ka ndodhë në fshatin Zllakuqan të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen. Bazuar në informacionet e para janë ngritur dyshimet se një mosmarrëveshje mes disa personave ka rezultuar me plagosjen e rëndë të dy personave, dyshohet me mjet të mprehtë thikë. Njëri nga personat e lënduar ka vdekur, ndërsa i lënduari tjetër është dërguar për tretman mjekësor. Vdekjen e viktimës mashkull, rreth 57 vjeç, e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF në Magure”, tha Ahmeti.
Mësohet se dy persona të dyshuar janë arrestuar. Grupi hetimor nën drejtimin e prokurorisë po heton rrethanat e ngjarjes./vizizionplus.tv




