Subscribe

Kryeministri Edi Rama njoftoi këtë të hënë se nis transmetimin linja 400 KV mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Ndërsa e konsideroi një vepër me strategji të madhe strategjike, kreu i qeverië pohoi se kjo linjë do të sjellë një impakt shumë në madh në sigurimin e sistemit.

“LAJM I MIRË. Hedhim sot pas shumë përpjekjesh, një hap tejet të rëndësishëm për sektorin elektro-energjetik Shqipëri-Kosovë. Nisim më në fund operimin e pavarur të Kosovës, si Zonë Rregulluese brenda Bllokut Rregullues Shqipëri-Kosovë. Gjithashtu, nis transmetimin linja 400 kv mes dy vendeve, një vepër strategjike me impakt në rritjen e sigurisë dhe kapaciteteve elektro-energjetike të dy shteteve tona.”

Gjatë fjalës së tij, Rama iu është përgjigjur edhe kritikave lidhur me Shengenin Ballkanik, duke u shprehur se do t’i japë zgjidhje shumë problemeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *