Nga sot partia me e madhe e opozitës nis përgatitjet për betejën elektorale te qershorit 2019 duke çelur procesin e zgjedhjeve brenda PD.

 

Kryetari, Lulzim Basha ka nxjerre udhëzimin qe specifikon se zgjedhjet për nivelet me te ulëta seksion e grup seksion duhet te mbyllen brenda muajit tetor. Sipas statutit te ri te miratuar ne fund te muajit prill zgjedhjet për këto struktura do te zhvillohen sipas parimit një anëtar një vote.

 

Ne udhëzimin qe mban firmën e kreut te PD theksohet se qëllimi i procesit është rifreskimi i strukturave nëpërmjet promovimit të anëtarëve më të aftë, të cilët janë te gatshëm të marrin përsipër sfidën elektorale dhe ta drejtojnë partinë demokratike drejt suksesit.

 

Ne krye te grupeve te punës janë vene Edi Paloka qe kryeson Kukësin. Flamur Noka drejtues i grupit te punës ne Shkodër, Arben Ibro ne Lezhë, Edmond Spaho ne Elbasan, Oerd Bylykbashi ne Durrës, Fatbardh Kadilli ne Vlorë, Kreshnik Çollaku ne Dibër si dhe Arben Ristani ne Korçe. Ndërsa Tirana ka 15 deputetë qe do te punojnë per zgjedhjet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *