Neslihan Atagul, ose siç e njohim ndryshe Nihan e “Dashuri e Pafund”, I dha fund beqarisë vitin e kaluar në muajin korrik. Në një intervistë për mediat turke, Neslihan rrëfen se tashmë është koha e duhur për tu bërë nënë, e për ta shtuar familjen.

 

 

 

 

Neslihani u dashurua me aktorin Kadir Dogulu gjatë xhirimeve të serialit “Mes Dy Dashurish”. Aktorja turke, tregon sesa herë flet për bashkëshortin e saj, zemra i rreh fort, e sytë i shkëlqejnë.

 

 

 

 

 

E pyetur sesa ndikon bashkëshorti I saj në karrierën e saj, ajo u përgjigj: “ Unë u besoj shumë mendimeve të Kadirit. Sigurisht, edhe ai më beson mua. Të dy përpiqemi ta udhëzojmë njëri-tjetrin në mënyrë korrekte. Jemi vazhdimisht në kontakt dhe na pëlqen shumë të flasim e bisedojmë. Na pëlqen shumë t’i hapemi njëri-tjetrit dhe të ndajmë sa më shumë me njëri-tjetrin”.

 

 

 

  

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *