Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
19 July 2026
Vizion fokus

Dita e 50-të e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë...

Dy tërmete godasin Perunë, 6 viktima dhe dhjetëra të...

Shqiptarët kopjojnë në biznes, por çelësi suksesit është identiteti

Punë ka, por nuk ka likuiditet! Ngërçi i bizneseve...

Marrëveshja/ Mijëra aplikime për pension me Italinë

Përballja për Kupën e Botës mes Spanjës dhe Argjentinës,...

Tragjedi! Trageti fundoset në Atlantik me 133 persona në...

Rusia godet disa qytete ukrainase, 4 viktima dhe dhjetëra...

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në aksin Çermë-Divjakë,...

Ethet afrikane prekin derrat në Serbi, shpallet gjendje e...

Koncerti i Bad Bunny-t në Milano kthehet në kaos, ndërpritet nga breshëri dhe stuhia, evakuohen 80,000 spektatorë (VIDEO)

19 Korrik 11:20

Momente paniku janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës (18 korrik) gjatë koncertit të dytë të këngëtarit Bad Bunny në Milano, pasi një stuhi e fortë me breshër, rrufe dhe erëra të fuqishme detyroi organizatorët të ndërprisnin shfaqjen dhe të evakuonin ambientin.

Ylli portorikan po performonte në Ippodromo SNAI La Maura, në kuadër të turneut të tij botëror “Debí Tirar Más Fotos”, kur pak pas orës 21:00 kushtet atmosferike u përkeqësuan ndjeshëm.

Koncerti ishte i dyti dhe i fundit i planifikuar i Bad Bunny në Milano dhe ishte shitur tërësisht. Rreth 80 mijë spektatorë kishin marrë pjesë në secilën prej dy netëve.

Fillimisht, organizatorët u kërkuan fansave të qëndronin në vendet e tyre, duke vlerësuar se moti i keq do të zgjaste pak. Por reshjet u intensifikuan shpejt dhe shiu u shndërrua në një breshër të fuqishëm.

@roshini.ramasamy Bad bunny concert in Milan @Live Nation Italia pls give us a refund 🤡 #badbunny #dtmf #livenation #fail #milano ♬ Saxophones getting louder – Sped Up – AntonioVivald

Për shkak të përkeqësimit të situatës, u mor vendimi për ndërprerjen e menjëhershme të koncertit dhe boshatisjen e zonës së hapur.

Evakuimi u koordinua nga forcat zjarrfikëse, ndërsa një stacion i afërt i metrosë u mbyll përkohësisht për të menaxhuar lëvizjen e turmës dhe për të shmangur grumbullimet e mëdha.

Video të publikuara në rrjetet sociale tregojnë disa spektatorë të lënduar nga kokrrat e mëdha të breshrit, të cilët morën ndihmën e parë nga ekipet e emergjencës në vendngjarje.

@andreea1lea Bad bunny concert 18 July #badbunny #concert #milano #dtmf ♬ original sound – Andreea 🧚🏼‍♀️

Dëshmitarët përshkruan skena kaosi, me njerëz që vraponin për t’u strehuar nën tendat e lokaleve dhe bareve pranë zonës së koncertit. Disa prej tyre përdorën edhe qese të mëdha plastike si mbrojtje të përkohshme nga breshëri i fortë.

Deri në publikimin e informacionit, organizatorët nuk kishin dhënë ende një njoftim zyrtar nëse do të ketë rimbursim të biletave apo ndonjë formë kompensimi për spektatorët për koncertin e ndërprerë për shkak të kushteve ekstreme të motit.

Posted Under:
Anash Bota Gossip Showbiz
Tagged:
Bad Bunny Koncerti Milano

Nga e njëjta kategori

Dita e 50-të e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Rama

më shumë...

Dy tërmete godasin Perunë, 6 viktima dhe dhjetëra të plagosur

më shumë...

Punë ka, por nuk ka likuiditet! Ngërçi i bizneseve të shërbimeve

më shumë...

Marrëveshja/ Mijëra aplikime për pension me Italinë

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

9:36

Dita e 50-të e protestës në Tiranë,...

9:14

Dy tërmete godasin Perunë, 6 viktima dhe...

8:46

Shqiptarët kopjojnë në biznes, por çelësi suksesit...

8:23

Punë ka, por nuk ka likuiditet! Ngërçi...

8:01

Marrëveshja/ Mijëra aplikime për pension me Italinë

7:39

Përballja për Kupën e Botës mes Spanjës...

7:17

Tragjedi! Trageti fundoset në Atlantik me 133...

6:48

Aksident në Fier, plagoset 47-vjeçari, dërgohet në...

6:43

Rusia godet disa qytete ukrainase, 4 viktima...

6:16

Përplasen “kokë më kokë” dy automjete në...

6:01

Ethet afrikane prekin derrat në Serbi, shpallet...

5:35

Këto 3 shenja të zodiakut do të...

5:21

Gazetari sportiv gjendet i vrarë në Itali,...

5:06

Trump u bën thirrje republikanëve: Përfshini Iranin...

4:39

Media saudite: Mojtaba Khamenei nuk ndodhet në...

4:23

Mamdani: Po shqyrtojmë autoritetin për arrestimin e...

3:29

Shiroka preferohet nga turistët, zona ofron plazh...

3:03

Nëse prisni një lajm të mirë, zbuloni...

2:52

Rradhë të gjata në aeroportet e BE,...

2:44

SHBA hakmerret për dy ushtarët, sulme masive...

Më të klikuarat

  • Humb jetën në një aksident tragjik gazetari Enrik Mehmeti
  • Aksident i rëndë në Rrugën e Kombit, dy të plagosur dërgohen...
  • Shkuan për kontroll, mbahen peng punonjësit e Tatimeve në re...
  • Vrasja makabër në Indi, gruaja i futi gjarprin helmues në dh...
  • Ish-drejtoresha e postës 340 herë në kazino bashkë me bashkë...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.