Këngëtarja Elvana Gjata është duke shijuar disa ditë pushimi në Francë së bashku me miqtë e saj. Nga videot e postuara në rrjetet sociale Elvana shoqërohet nga Ermal Mamaqi dhe Ami, por grupit i është bashkuar edhe Almeda Abazi së bashku me bashkëshortin e saj, Tolgahan.

 

 

Pushimet e miqve kanë filluar duke shijuar koncertin e divës së muzikës botërore, Beyonce për të vijuar me plazh apo vizita në vendet speciale të Francës.

 

 

Ditën e djeshme Elvana ka bërë xhiro me një helikopter privat prej edhe nga ka postuar foto dhe video të peisazhit që shihej nga shumë metra lartësi.

 

Ditën e sotme këngëtarja ka shijuar një xhiro, por jo në ajër, këtë herë në tokë me një makinë super luksoze. Kjo “Lambo” e kuqe po na pëlqen të gjithëve, andaj ndihemi pak xheloz për pushimet e Elvanës.

 

 

Kjo është nga të paktat raste kur Elvana ndan me ndjekësit, copëza nga përditshmëria e saj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *