Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu e përshkroi propozimin e presidentit amerikan Donald Trump që SHBA të marrë kontrollin e Rripit të Gazës si “revolucionar”.
“Presidenti Trump erdhi me një vizion krejtësisht të ndryshëm dhe shumë më të mirë për Izraelin, një qasje revolucionare dhe krijuese”, e cila do të “krijojë shumë mundësi” për Izraelin, tha Netanyahu gjatë mbledhjes së kabinetit të qeverisë izraelite, pasi u kthye nga një udhëtim në Shtetet e Bashkuara.
Kryeministri izraelit theksoi se Donald Trump është “shumë i përkushtuar për të zbatuar” planin e tij për Gazën.
Trump deklaroi javën e kaluar se SHBA do të merrte kontrollin e Rripit të Gazës, do të zhvendoste 2.3 milionë palestineze atje dhe do ta kthente enklavën palestineze në “Rivierën e Lindjes së Mesme”.
Netanyahu vuri në dukje se bisedimet që ai pati me Trump në Shtëpinë e Bardhë çuan në “arritje të jashtëzakonshme që mund të garantojnë sigurinë e Izraelit për breza”./vizionplus.tv