Këngëtarja Jonida Maliqi ka folur hapur në Ferma Club për eksperiencën e saj në Ferma VIP, duke komentuar si sfidat ashtu edhe konfliktet me disa prej banorëve.
Ajo u shpreh se një nga momentet më të vështira ka qenë sfida e bajgës, për arsye shëndetësore:
“Sfida e bajgës ishte e vështirë sepse unë vuaj nga refluksi, sepse nga aroma që më përshtjellon mund të vjell. Tentova, kështu që i hoqa unazat, u ngjita te shkalla. Ndjeva aromën marramendëse. Por do më vinte vërtet turp nëse do villja aty. Unë nuk vuaj për viralitet. Unë në skenë, në emisione kam shfaqur më të mirën time. Unë si artiste, si këngëtare, kam atë minutazh ku shfaq artin tim. Në Ferma VIP isha unë.”
Sa i përket përplasjes me Soni Malaj, e pyetur nga kolegia e tyre, opinionistja Çiljeta Xhilagha, Jonida u shpreh se nuk do e donte kurrësesi këtë konflikt, por pakënaqësia e saj është se Soni e ka vazhduar edhe pas daljes së saj nga programi.
“Nuk doja për më tepër me Soni të kishim një konflikt. Kur gjërat sqarohen, më erdhi keq se nga Soni ka vazhduar edhe përtej ikjes sime nga shtëpia. Kjo më duket fëminore, s’më duken të drejta për një zonjë, për një vajzë, po edhe mund të pranohen“, u shpreh këngëtarja.
Për sa i përket përplasjes me Malborën, Jonida tha se nuk justifikon veprimet e saj.
“Nuk më duket aspak e hijshme të vendosen këpucët e tua të pista aty ku ha. Ishte situatë e vazhdueshme. Ia kisha vënë në dukje Malborës. Kishim të gjithë hapësirat tona për gjëra personale, ajo i vendoste në një pirg të madh. Ne nuk gjenim dot gjërat tona, ajo vazhdonte të neglizhonte.
Kur patëm diskutimin me Mozën për qentë dhe macet, ajo më ironizoi duke thënë që kemi ardhur në fermë dhe do përballemi me kafshët. Unë aty eskalova. Kam hapësirat e mia që nuk dua të cënohen.
Mendoja që kisha të bëja me qytetarë, jo që vendosin atletet te tavolina e bukës”, përfundoi këngëtarja.
/vizionplus.tv





