Këngëtarja Vanesa Sono ka bërë një deklaratë të fortë gjatë spektaklit live të Ferma VIP, duke konfirmuar se i ka dhënë fund lidhjes që kishte jashtë dhe se ka ndjenja për Indri.
Ajo u shpreh se kjo situatë nuk ishte e planifikuar, por kishte ardhur natyrshëm, duke lënë të kuptohet edhe një ndjenjë faji për mënyrën si rrjedhën gjërat.
Nga ana tjetër, Indri tregoi pasiguri për këtë raport.
Kjo marrëdhënie ka qenë në qendër të diskutimit edhe në Ferma Club, ku opinionistët kanë dhënë qëndrimet e tyre.
Çiljeta cilësoi lidhjen si të sinqertë, duke u shprehur: “Kjo marrëdhënie më duket e sinqertë. Dje e pashë me shumë vëmendje. Lotët e tyre flasin shumë. Unë besoj te dashuritë që lindin përnjëherë. Mendoj se para se të gjykojmë duhet të futemi në këpucët e tyre. Nuk më ka pëlqyer fakti që ajo i vë një kapak marrëdhënies jashtë, më duket absurde. Ishte pak e rëndë. Më vjen shumë keq që të dalë pa karakter, sepse duket një vajzë shumë e mirë. Kur mora vesh që ishte i huaj, thashë shyqyr. Indri duket që ka një pëlqim shumë të madh.”
Nga ana tjetër, Albano ngriti dyshime mbi shpejtësinë e krijimit të ndjenjave: “Çfarë janë këto ndjenja të jashtëzakonshme që lë dikë jashtë dhe dashurohesh për kaq javë?”
Ai shtoi se lidhja e mëparshme mund të ketë qenë e dobët: “Ajo gjëja që ka pasur jashtë ka qenë duke vdekur… nëse e do vërtet, s’ka turp ta thotë.”
Në fund, Albano paralajmëroi për rrjedhën e raportit: “E kemi parë këtë film… ose do rrjedhë, ose ndryshe e mori në qafë kot këtë vajzë.”
/vizionplus.tv





