Një aksident tragjik është regjistruar këtë të premte në Rrugën e Kombit.
Tre automjete janë përplasur me njëra-tjetrën, duke shkaktuar pasoja tragjike.
Si pasojë e përplasjes së fortë, dy persona kanë humbur jetën, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur rëndë dhe janë transportuar me urgjencë drejt spitalit.
Vizion Plus mëson se viktimat janë identifikuar si Franush Palaj dhe Nikoll Prenga
Forcat e policisë ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.





