Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
18 April 2026
Vizion fokus

Zbardhet krimi në Durrës, sherri banal i merr jetën...

“Nuk heqim dorë nga protestat”, Berisha akuzon policinë për...

Irani mbyll përsëri Ngushticën e Hormuzit për shkak të...

Çmimi i naftës bie me 9% pas hapjes së...

Rama në Barcelonë për samitin ndërkombëtar “Në Mbrojtje të...

Paralajmëron Irani: Ngushtica e Hormuzit nuk do të mbetet...

Protesta e 7 e opozitës, policia arreston 11 protestues

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e naftës dhe...

Trump: Armëpushimi me Iranin mund të përfundojë nëse nuk...

Masakër mjedisore në Milot, vijon prej orësh djegia e...

Monitorimi i shkollave me kamera, autoritetet thonë se ligji ofron garanci për ruajtjen e privatësisë

18 Prill 12:53

Vendosja e kamerave inteligjente në shkolla mbetet një çështje e ndjeshme, që kërkon balancë mes sigurisë dhe privatësisë së nxënësve. Sipas Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, thelbësore mbetet siguria e të dhënave dhe kufizimi i aksesit në kamera.

“Në momentin që vendoset të ngrihet një sistem, të ndërtohet një sistem, ai duhet të jetë i ndërtuar në një formë të tilë që të jetë sa më pak i cenueshëm për rrjetin e të dhënave, sa më pak i aksesueshëm, që do të thotë vetëm individë të caktuar duhet të kenë akses në këto sisteme dhe në masat të larta sigurie, pra të ruhen konfidencialiteti i këtyre të dhënave”, thotë Meri Kujxhija, drejtore e Drejtorisë së Ankesave dhe Harmonizimit, KDIMDP.

Ligji i ri i vitit 2024, në përputhje me standardet e Bashkimit Europian, shoqërohet me një akt nënligjor të posaçëm, ku përcaktohen rregullat për vendosjen e kamerave.

“Një nga kriteret kryesore është ekzistenca e një baze ligjore për vendosjen e tyre, pra një detyrim i përcaktuar për ambiente specifike. Një tjetër kriter është pëlqimi i subjekteve të të dhënave, pra miratimi i individit për t’u monitoruar, si dhe raste që lidhen me sigurinë kombëtare apo interesin e ligjshëm të subjektit që përpunon të dhëna”, thotë Kujxhija.

Këto sisteme nuk mund të vendosen në çdo ambient.

“Nuk mund të vendosen kamera kudo. Kryesisht kamerat rekomandohen që të vendosen në ambiente të përbashkëta, që do të thotë në hyrje në shkollës, në oborrë, në korridore dhe jo në klasa, përvec rasteve të veçanta, ku mund të bëhet një analizë e mirëfilltë që justifikon vendosjen e këtyre kamerave. Nuk lejohet vendosja në tualete, në ambiente të dhomave të zhveshjes, pra kryesisht është në ambiente të përbashkëta”, sqaron Kujxhija.

Por, në raste të moszbatimit të ligjit, Komisioneri kryen edhe hetime administrative mbi bazë ankese nga qytetarët apo kryesisht me iniciativë të tij.Të dhënat e rregjistruara mund të ruhen deri në 72 orë dhe jo më shumë se 30 ditë, me përjashtim kur rregullohet me akt normativ të posaçëm.

Posted Under:
Kryesoret Vendi
Tagged:
kamera inteligjente kamerat ne shkolla

Nga e njëjta kategori

Monodramë për Nënë Terezën, vepra nga regjisori Gëzim Kame dhe aktorja Justina Aliaj

më shumë...

Mashtrimi nga “call center-at”, si funksionon skema për marrjen e parave

më shumë...

Punëtorë nga India në Shqipëri, ambasadori indian: Ky është vendi ideal

më shumë...

Zbardhet krimi në Durrës, sherri banal i merr jetën një 59-vjeçari, u godit me grushte nga 42-vjeçari

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

2:26

Monodramë për Nënë Terezën, vepra nga regjisori...

2:12

“Kam folur me babain e tim biri...

2:11

Mashtrimi nga “call center-at”, si funksionon skema...

2:04

Punëtorë nga India në Shqipëri, ambasadori indian:...

1:53

“Më jep numrin”, nëna e Albanos ka...

1:33

“Me Vanesën nuk pata kurrë komunikim”, Anada...

1:27

A ekziston partneri i Vanesës jashtë? Albano...

1:24

Zbardhet krimi në Durrës, sherri banal i...

1:03

“Nuk heqim dorë nga protestat”, Berisha akuzon...

12:58

“Kisha nevojë për liri”, Khuba flet pas...

12:53

Monitorimi i shkollave me kamera, autoritetet thonë...

12:30

Kontrolle në burgun e Peqinit, forcat speciale...

12:17

Zjarr në një banesë në Buçimas të...

11:41

Surpriza dhe debate në fermë, tre fermerë...

11:29

“Më rrezikohet jeta”, pranohet kërkesa e Durim...

11:20

Bëni kujdes me ta, këto shenja Horoskopi...

10:59

Irani mbyll përsëri Ngushticën e Hormuzit për...

10:49

Çmimi i naftës bie me 9% pas...

10:21

Rama në Barcelonë për samitin ndërkombëtar “Në...

10:11

Vetëm 20 minuta jashtë në mëngjes mund...

Më të klikuarat

  • 25 vite diferencë, Klodi tregon marrëdhënien e veçantë me ba...
  • “Nuk kam qenë nuse e asaj shtëpie, por vajzë shpirti...
  • Vanesa ndahet nga i dashuri: I kam vënë kapak me personin ja...
  • “Soni shkon në club, unë në festivale”, Jonida M...
  • Aksident fatal në Rrugën e Kombit, një i vdekur dhe 3 të pla...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.