Policia e Tiranës ka arrestuar 11 protestues të opozitës të cilët u kapen me çanta dhe me molotovë në duar, lëndë plasëse që kishin përgatitur për të goditur kryeministrinë apo Kuvendin.
Në total blutë shoqëruan 22 persona, ndërkohë që 11 prej tyre u arrestuan dhe pritet që të dalin përpara gjykatës për tu njohur me masën e sigurisë.
Në protestën e mbrëmjes së të premtes, policia pati një tjetër skenar ku e zuri në befasi grupin e zjarrit të militantëve.
Menjeherë sapo kreu i PD përfundoi fjalimin në podium, protestuesit nisën hedhjen e fishekzjarreve dhe molotovëve në drejtim të policisë dhe kryeministrisë, por menjëherë forcat policore dolën dhe i ndalun në mesin e turmës duke parandaluar në këtë mënyrë sulme të tjera me lëndët plasëse.
Ndëkohë menjëherë pas shpërndarjes së protestuesve, blutë arritën të kapin disa çanta me molotovë me të pakten 45 copë të pashpërthyera.
Gjatë përplasjes me molotovë mbeten të lënduar 5 efektivë policie dhe 4 protestues të cilët morën ndihmën e parë në spital. Një nga efektivët e policisë pati lëndime djegieje në trup, fatmirësisht pa probleme serioze.
Të lënduar nga gazi lotsjellës mbeten dhe disa deputetë të opozitës apo përfaqësues të PD, të cilët gjithashtu u mjekuan në spital.
Pas kryeministrisë, protestuesit me në krye Flamur Nokën dhe disa ligjvënëse të tjerë të së djathtës iu drejtuan Kuvendit, por kordoni policor u bllokoi atyre rrugën. Edhe pse tentuan që të çajnë kordonin policor, largimi i tyre pas përplasjes fizike u bë me mjetet ujëhedhëse./vizionplus.tv





