Mesfushori francez Paul Pogba është vetëm një hap larg mbylljes së aventurës me Manchester United.

 

Sipas mediave britanike, Pogba edhe pse ka qenë për një kohë të gjatë në lupën e Real Madrid, duket se ka gjetur akordin me Juventus.

 

Por nga ana tjetër edhe djajtë e kuq janë vënë në lëvizje për të gjetur pasuesin e mesfushorit francez I cili shumë shpejt pritet të largohet.

 

Sipas mediave britanike, Manchester ka nisur kontaktet me Sergei Milinkoviç-Saviç I cili po ashtu është në prag divorci me Lazio.

 

Edhe pse Lazio kërkon 100 mln euro për mesfushorin serb, mediat britanike bëjnë me dije se Manchester është duke përgatitur fillimisht një ofertë prej 75 mln euro, me shpresën se do arrijë të bind klubin bardhekaltër për të lënë të lirë Saviç.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *