Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 August 2026
Vizion fokus

Pamje të tmerrshme! Taksia “ngre në ajër” këmbësorin, shpëton...

Sulm në portet ukrainase, goditen dy anije tregtare që...

Përshkallëzohen tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Trump kërcënon Omanin...

Mblidhet Task Forca Ndërinstitucionale e Sezonit Turistik 2026, Gonxhja:...

Lavrov akuzon Ukrainën për “terrorizëm shtetëror”

Ethet e Nilit Perëndimor alarmojnë Maqedoninë e Veriut, shkon...

Erdogan: Anëtarësimi i Turqisë në BE nuk është më...

 “Shqipëria, në duart e krimit”, Berisha: Shteti mbron bandat....

Kushner takohet me Netanyahun, në fokus plani amerikan për...

Rodri një hap larg Barcelonës, katalansit arrijnë marrëveshjen për...

Merino godet sërish në fund, Spanja rrëzon Belgjikën me shumë vuajtje dhe siguron supersfidën me Francën në gjysmëfinale

10 Korrik 23:08

Spanja mposht me vështirësi 2-1 Belgjikën dhe kualifikohet në gjysmëfinale. Belgjika rezistoi deri në fund, por nuk i rezistoi golit të Merinos në fund, që shënoi për 2-1 dhe tregoi edhe një herë se është njeriu i madh i minutave të fundit, ashtu siç ndodhi në ndeshjen e kaluar me Portugaline.

Spanja që në minutat e para merr kontrollin e lojës, por me pasime horizontale, pa arritur të krijojë menjëherë shanse të mëdha. E para mundësi vjen në të 21-ën, kur Yamal shmanget mirë dhe godet në hyrje të zonës, por një devijim minimal i mohon golin.

Nëntë minuta më vonë do të vinte edhe momenti i golit të parë të kësaj ndeshjeje. Ruiz shfaqet në momentin e duhur pas topit të kthyer nga Courtois dhe tund rrjetën për 1-0. Goli i jep vrull Spanjës dhe në të 35-ën Yamal tenton me goditje dënimi në limitet e zonës, Courtois arrin ta presë me vështirësi për shkak se lojtarët i pengonin pamjen.

Është sërish ylli i Barcelonës, që në të 40-ën bën dy driblime spektakolare dhe më pas tenton goditjen në shtyllën e parë, por topi gjen vetëm rrjetën e jashtme. Kur ndeshja dukej tërësisht në dorën e iberikëve, Belgjika arrin të shënojë.

De Ketelaere shërbehet mirë nga Castagne dhe me kokë tregohet shumë i saktë për të shënuar golin e barazimit. Në pjesën e dytë vijon e njëjta muzikë, me Spanjën që dominon dhe belgët, të cilët përpiqen të dalin shpejt me Doku ose të tentojnë topat e gjatë për Lukakun.

Në të 61-ën dhe 62-ën Yamal bëhet protagonist në dy raste, por sërish Courtois tregohet vendimtar. Me kalimin e minutave Spanja e rrit presionin me dëshirën për ta mbyllur këtë ndeshje brenda 90 minutave. Për ta arritur këtë qëllim, De La Fuente nxjerr “asin nën mëngë”, duke aktivizuar Mikel Merinon në vend të Olmos.

Në të 88-ën mesfushori përfiton nga një top i kthyer i Lammens, i cili zëvendësoi Courtois i dëmtuar, për të tundur rrjetën me një gjuajtje të fortë nga pranë portës. Në fund, Spanja vuan, por fiton dhe tashmë është fakt që do të kemi një gjysmëfinale ëndrrash Francë-Spanjë.

Posted Under:
Anash Sport
Tagged:
Belgjikë merino Spanja

Nga e njëjta kategori

Sulm në portet ukrainase, goditen dy anije tregtare që furnizonin ushtrinë e Kievit

më shumë...

Ndikimi i fortë që do të ketë eklipsi diellor, shenjat që duhet të bëjnë kujdes

më shumë...

Përshkallëzohen tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Trump kërcënon Omanin me sulme

më shumë...

Mblidhet Task Forca Ndërinstitucionale e Sezonit Turistik 2026, Gonxhja: Siguria e pushuesve dhe standardet në strukturat akomoduese, prioritet absolut

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

6:18

Pamje të tmerrshme! Taksia “ngre në ajër”...

6:17

Sulm në portet ukrainase, goditen dy anije...

6:04

Situata me zjarret/ Ministri Nufi: Dy helikopterë...

5:34

Ndikimi i fortë që do të ketë...

5:27

Përshkallëzohen tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Trump...

5:18

Mblidhet Task Forca Ndërinstitucionale e Sezonit Turistik...

5:08

Lavrov akuzon Ukrainën për “terrorizëm shtetëror”

4:59

Ethet e Nilit Perëndimor alarmojnë Maqedoninë e...

4:43

Erdogan: Anëtarësimi i Turqisë në BE nuk...

4:31

Parashikimi i motit për ditën e martë

4:21

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

3:55

“Është rritur numri i turistëve”, INSTAT: Në...

3:40

Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton...

3:32

4 shenjat e horoskopit që do të...

3:14

42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën,...

3:00

 “Shqipëria, në duart e krimit”, Berisha: Shteti...

2:58

Kushner takohet me Netanyahun, në fokus plani...

2:57

Makina dhe kamioni përmbysen në mes të...

2:43

Rodri një hap larg Barcelonës, katalansit arrijnë...

2:35

Zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, Karakaçi: Rrethrrotullim tek...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari humb jetën...
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton drejtorin...
  • Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por u vetëdo...
  • Ministri Lamallari thërret me urgjencë drejtuesit vendorë të...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.