E hënë, 26 Tetor 2026 Det i Trazuar deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

“Ndëshkohen” vajzat dhunuese/ Njëra prej tyre dërgohet në burg, tjetra në arrest shtëpie, 15-vjeçarja shtrohet në spital

Me kërkesë të prokurorisë, Gjykata e Fierit ka ndryshuar masat e sigurisë për tri vajzat që dhunuan 17-vjeçaren, një ngjarje që tronditi opinionin publik pas publikimit të pamjeve në rrjetet sociale.

Gjykata vendosi “Arrest në burg” për 19-vjeçaren e përfshirë në ngjarje ndërsa një nga 15-vjeçaret u la në “Arrest shtëpie”. Ndërkohë, për të miurën tjetër gjykata urdhëroi shtrim të përkohshëm në një spital psikiatrik, pranë një Institucioni të Posaçëm për të Mitur në kryeqytet. Ajo rezulton e përfshirë jo vetëm në dhunën ndaj të miturës, por edhe në një episod të mëparshëm agresioni ndaj nënës së saj.

Reklamë

Hetimet nisën pas publikimit të videove në rrjetet sociale, ku dokumentohej dhunimi i rëndë I të miturës nga bashkëmoshataret. Megjithatë, kjo nuk është e vetmja vepër penale e tyre.

Nga të dhënat që Policia e Fierit ka, rezulton se vajzat kishin ndërtuar një skemë shantazhi ku fusnin në kurth burra, të cilët fillimisht i joshnin dhe u linin takim në një hotel. Më i fotografonin dhe i shantazhonin. Në këtë grankë përfundoi edhe një punonjës policie I cili u përjashtua nga forcat e rendit.

Vajzat do të dalin para gjykatës për rivlerësimin e masës së sigurisë në datën 12 korrik.

Vazhdo të lexosh

Reklamë