E diel, 18 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrasja me armë në Kurbin, zbulohet identiteti i viktimës (EMRI)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte në Kurbin, ku një 40-vjeçar ka mbetur i vrarë me armë zjarri.

Behet me dije se viktima është Ilir Gjini, alias Lika, alias Kokaj, alias Nure.

Reklamë

Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, si dhe dokumentimin e motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Njoftimi: 

Reklamë

Rreth orës 22:10, në qytetin e Kurbinit, është qëlluar me armë zjarri ndaj shtetasit I.Gj alias I. L., alias I.K, alias I. N, rreth 40 vjeç. Ai është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës, por ka humbur jetën gjatë transportimit.

Shërbimet e Policisë, menjëherë pas marrjes së njoftimit, kanë shkuar në vendngjarje dhe vijojnë kontrollet intensive në zonë për lokalizimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Ndërkohë, është ngritur grupi i posaçëm hetimor, i cili, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për fiksimin e çdo prove që do t’i shërbejë hetimit, me qëllim zbardhjen dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit/autorëve.

Vazhdo të lexosh

Reklamë