Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
17 August 2026
Vizion fokus

Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një...

Irani kërcënon SHBA-në: Do të marrim vendime të vështira!

“Fluturoi helika më pas shpërtheu në flakë”, dëshmitarja tregon...

Aksident tragjik në Greqi, rrëzohet helikopteri gjatë uljes, 3...

Pamje të rënda! Momenti kur taksisti përplas këmbësorin në...

Sulm në portet ukrainase, goditen dy anije tregtare që...

Përshkallëzohen tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Trump kërcënon Omanin...

Mblidhet Task Forca Ndërinstitucionale e Sezonit Turistik 2026, Gonxhja:...

Lavrov akuzon Ukrainën për “terrorizëm shtetëror”

Ethet e Nilit Perëndimor alarmojnë Maqedoninë e Veriut, shkon...

Vrau gruan në derën e shtëpisë, kamerat e sigurisë filmojnë autorin më çifte në dorë, xhelozia pista kryesore

10 Korrik 10:57

Xhelozia është pista kryesore ku janë përqendruar hetimet e Policisë së Shkodrës për vrasjen e 55-vjeçares Bardhe Ziçi, e cila dyshohet se u ekzekutua me armë gjahu nga bashkëshorti i saj, Shtjefën Ziçi, paraditen e së enjtes.

Burime pranë grupit hetimor bëjnë me dije se kamerat e sigurisë kanë fiksuar momentet para krimit. Sipas hetimeve, 64-vjeçari i ka kërkuar bashkëshortes telefonin celular, çka ka sjellë një debat mes tyre. Pak çaste më vonë, ai është futur në banesë, ka marrë çiften që e posedonte me leje dhe ka qëlluar dy herë në drejtim të gruas, duke i shkaktuar vdekjen në vend.

Autori i dyshuar nuk është marrë ende në pyetje në mënyrë të plotë, për shkak të gjendjes së tij psikologjike. Ndërkohë, mbrojtja e tij vijon të pretendojë se ngjarja ka qenë aksidentale.

Sipas avokatëve, 64-vjeçari kishte marrë armën për ta pastruar dhe nuk ishte në dijeni se ajo ishte e mbushur me fishekë. Ata pretendojnë se arma ishte mbushur disa ditë më parë nga bashkëshortja, pa dijeninë e tij. Megjithatë, hetuesit nuk e mbështesin këtë version.

Nisur nga provat e administruara deri më tani, përfshirë pamjet filmike dhe dëshmitë e mbledhura, policia vijon të hetojë xhelozinë si motivin kryesor të krimit. Burime nga hetimi bëjnë me dije se, menjëherë pas arrestimit, i dyshuari ka shprehur se nuk ishte penduar për atë që kishte ndodhur.

Këto deklarime nuk konsiderohen dëshmi zyrtare, pasi nuk janë dhënë gjatë marrjes në pyetje. Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 9 korrikut, në unazën lindore të Shkodrës. Pas debatit në dyqanin ushqimor që administronin pranë banesës, 64-vjeçari dyshohet se mori armën e gjahut dhe qëlloi ndaj bashkëshortes në pragun e shtëpisë.

Sipas hetimeve, 55-vjeçarja tentoi të largohej për t’i shpëtuar sulmit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra. Çifti ishin prindër të dy fëmijëve. Djali jeton në Kanada, ndërsa vajza shërben si oficere në repartin ushtarak të Vaut të Dejës.

Të afërm dhe banorë të zonës i përshkruajnë si njerëz të qetë, pa konflikte të njohura më parë, ndërsa vrasja ka tronditur opinionin publik.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Aktualitet Anash Vendi
Tagged:
Çifte Shkoder vrau gruan

Nga e njëjta kategori

Sulm me armë, vriten 3 persona, mes tyre një grua shtatzënë

më shumë...

Irani kërcënon SHBA-në: Do të marrim vendime të vështira!

më shumë...

Fluks i lartë qytetarësh në pikën kufitare të Kapshticës

më shumë...

Aksident tragjik në Greqi, rrëzohet helikopteri gjatë uljes, 3 viktima

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Tirana Central Park

Minute pas minute

7:34

Sulm me armë, vriten 3 persona, mes...

7:26

Ushqimet që lehtësojnë fryrjen dhe qetësojnë tretjen

7:15

Irani kërcënon SHBA-në: Do të marrim vendime...

7:09

“Fluturoi helika më pas shpërtheu në flakë”,...

6:40

Fluks i lartë qytetarësh në pikën kufitare...

6:32

Aksident tragjik në Greqi, rrëzohet helikopteri gjatë...

6:18

Pamje të rënda! Momenti kur taksisti përplas...

6:17

Sulm në portet ukrainase, goditen dy anije...

6:04

Situata me zjarret/ Ministri Nufi: Dy helikopterë...

5:34

Ndikimi i fortë që do të ketë...

5:27

Përshkallëzohen tensionet për Ngushticën e Hormuzit, Trump...

5:18

Mblidhet Task Forca Ndërinstitucionale e Sezonit Turistik...

5:08

Lavrov akuzon Ukrainën për “terrorizëm shtetëror”

4:59

Ethet e Nilit Perëndimor alarmojnë Maqedoninë e...

4:43

Erdogan: Anëtarësimi i Turqisë në BE nuk...

4:31

Parashikimi i motit për ditën e martë

4:21

Kondicioneri ndezur gjithë natën? Ja 5 gabimet...

3:55

“Është rritur numri i turistëve”, INSTAT: Në...

3:40

Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton...

3:32

4 shenjat e horoskopit që do të...

Më të klikuarat

  • 42-vjeçari shqiptar i rrahu për vdekje nënën, mesazhi rrëqet...
  • Pas dorëheqjes së Arben Carës, Lamallari prezanton drejtorin...
  • Po udhëtonte nga Tirana drejt Bolonjës, shqiptari humb jetën...
  • Berisha: Ylli Zalla nuk u arrestua nga policia, por u vetëdo...
  • Ministri Lamallari thërret me urgjencë drejtuesit vendorë të...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.