E diel, 18 Tetor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Tronditet Kurbini, vritet me armë 40-vjeçari

Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë të enjte. Raportohet se një vrasje me armë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kurbin .

Bëhet me dije se si pasojë e të shtënave ka humbur jetën shtetasi I.Lika, rreth 40 vjeç.

Reklamë

Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë rrethuar zonën, ndërsa kanë nisur hetimet intensive për zbardhjen e plotë të rrethanave të krimit, identifikimin dhe kapjen e autorit ose autorëve, si dhe dokumentimin e motiveve të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Vrasja ka ndodhur pranë kompleksit të njohur “Pallatet e turkut”, pak metra larg statcionit të policisë.

Priten informacione zyrtare nga Policia për detaje të mëtejshme mbi vrasjen.

Vazhdo të lexosh

Reklamë