“Kush mendon që shoqëria është bërë më negative, mos merret më me politikë sepse nuk e përballon dot”. Kjo ka qenë deklarata e kryeministrit Edi Rama drejtuar kryebashkiakëve dhe drejtuesve socialistë, në prezantimin e programit Rilindja Urbane 2.0.
Teksa bëri diferencën mes qeverisë së mëparshme me këtë aktuale, kryeministri theksoi se shoqëria sot është bërë më kërkuese dhe ka më shumë pritshmëri nga qeveria për të bërë punë më të mira.
“Mjafton një rubinet që fishkëllen, një video që bëhet virale dhe duket sikur e gjithë Shqipëria është pa ujë. Dikur mjaftonte një lulishte në qendër të qytetit dhe nerëzit të shikonin sikur u kishe sjell material nga hëna. Sot e kërkojnë lulishten në ccdo pikë ku jetojnë. Nuk është mosmirënjohje. Është pritshmëri. Lana dhe ccdo lloj kanali që rrjedhte nëpër qytete, mjafton mos dilte nga shtrati dhe ishte në rregull, duke mos pyetur se në ccfarë katandie e pisllëku ishte. Sot kjo nuk mjafton. Gjanica nga një turp dhe pisllëk është kthyer në një aset urban. Durimi është një mall që nuk gjendet më në treg. Nëse tenton e shet, merr përsipër të të këndojnë librin e shtëpisë më tepër sesa ta këndojnë.
Dikur, përpara rilindjes urbane, furgonat ishin normaliteti. Lufta për të hequr furgonat ishte sikur luftoje covid me grushta. Sot as nuk bëhet fjalë që njerëzit të jenë të kënaqur me transportin publik, duhet nivel tjetër. Dikur nuk ishte problemi se si përpunohen mbetjet, por kur do vinte makina e plehrave që vinte një herë në javë. Sot shqetësimi është si përpunohen mbetjet.kush mendon që shoqëria është bërë më negative, nuk duhet të merret me politikë sepse nuk e përballon dot atë që e percepton si negativitet. Sot kush merret me këtë punë duhet thjesht dhe vetëm që shoqëria është bërë më kërkuese. Sesi e shpreh shoqëria, është një tjetër temë”, tha Rama.





