Si ta menaxhojmë frikën dhe të largojmë negativitetin? Diana Pushi zbulon teknikat për të mbrojtur aurën
Frika dhe negativiteti mund të ndikojnë në mënyrën se si e përjetojmë përditshmërinë, por sipas psikoterapistes Diana Pushit, ka teknika që mund të na ndihmojnë t’i menaxhojmë.
E ftuar në emisionin “Takohemi n’Vizion”, ajo vuri theksin te frymëmarrja e vetëdijshme dhe krijimi i një sfere mbrojtëse për aurën, duke shpjeguar se si këto praktika mund të na ndihmojnë të ndihemi më të sigurt dhe të përqendrohemi te synimet tona.
Pjesë nga intervista:
Diana Pushi: Teknika numër një është frymëmarrja.
Fjodora Fjora: Po na thua disa teknika si ta menaxhojmë frikën?
Diana Pushi: Po. Teknika e frymëmarrjes me frymënxjerrje të gjatë është numër një, sepse krijon atë ndjesinë që ti je i sigurt. Teknika numër dy, që mund të bëhet çdo mëngjes, në mënyrë që të mos na ndihmojë ai njeriu i vogël. Çdo mëngjes, pas frymëmarrjes së vetëdijshme, është e rëndësishme që ta lidhim veten me një sferë dhe aty të fusim një synim shumë të qartë dhe të fortë. Çdo gjë që është në këtë sferë mund ta rrethosh me dritë, me çdo gjë që krijon tek ti një lidhje. Çdo gjë që është këtu është e pastër dhe është imja.
Fjodora Fjora: Pra, ti thua të krijosh një sferë mbrojtëse për aurën tënde dhe t’i japësh ngjyrën që ti do.
/vizionplus.tv




