ZYRTARE/ Partizani merr një boshnjak për përforcimin e mbrojtjes

Partizani ka zyrtarizuar afrimin e Aleksandar Jovicic. Qendërmbrojtësi 31-vjeçar nga Bosnja dhe Hercegovina ka firmosur me të kuqtë një kontratë me afat 1+1, duke u bërë një tjetër përforcim për skuadrën kryeqytetase.
Jovicic vjen te Partizani pas eksperiencës së fundit në kampionatin hungarez, ku ishte pjesë e Kisvarda FC. Gjatë karrierës së tij, mbrojtësi ka luajtur edhe në Bosnjë dhe Hercegovinë, me skuadra si Borac, Rudar Prijedor dhe Krupa.
Ndërkohë, në Kroaci ai ka veshur fanellat e Slaven Belupo, NK Istra dhe HNK Gorica.
Me këtë lëvizje, Partizani synon të shtojë alternativat dhe eksperiencën në repartin defensiv, ndërsa Jovicic do të kërkojë të përshtatet sa më shpejt me skuadrën e kuqe.




