Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
09 July 2026
Vizion fokus

Kryemadhi në GJKKO, kundërshton provat e SPAK dhe sekuestrimin...

“Të drejtat e shqiptarëve të duhet të respektohen”, Presidenti...

Rezoluta e përbashkët me PE, PS-PD pa konsensus, akuza...

Rama: Nuk kam frikë nga protestat, dorëheqjet nuk vendosen...

Plagosje me thikë në Korçë, ngjarja pas konflikteve banale...

Rama publikon momente nga Samiti i NATO-s, takime të...

Shantazhet seksuale online dhe mashtrimet romantike, Interpol godet rrjete...

Pas “divorcit” me Kujtim Cakranin, zbulohet kush është avokati...

Seanca në GJKKO, Kryemadhi: Sot është dita e së...

Tragjedi në Itali, shpërthimi në fabrikën e fishekzjarrëve u...

Rama: Nuk kam frikë nga protestat, dorëheqjet nuk vendosen nga megafonët, por nga qytetarët përmes zgjedhjeve

9 Korrik 12:11

Protestat qytetare, të cilat tashmë vijojnë prej 40 ditësh, nuk e ndryshojnë vendimin e kryeministrit Edi Rama për të vijuar me investimin e Jared Kushner në Zvërnec.

Për median italiane “Corriere della Sera”, kreu i qeverisë u tregua i prerë në qëndrimin e tij, ndërsa sqaroi se nuk frikësohet nga tubimet.

“Jo. Nuk kam frikë nga administrata amerikane, as nga mediat sociale, as nga turma. Kam përgjegjësi ndaj Shqipërisë. Kriteri nuk do të jetë emri i investitorit, as zhurma globale pro ose kundër Trump. Kriteri do të jetë një: a i përmbush projekti standardet ligjore, mjedisore, arkitekturore dhe strategjike që meriton Shqipëria evropiane? Nëse po, vazhdon. Nëse jo, nuk e bën. Pikë.”, tha Rama.

E njëjta qasje e Ramës ishte edhe sa i përket kërkesave të protestuesve për dorëheqjen e tij, duke dhënë si mundësi të vetme për largim zgjedhjet.

“Në një demokraci, dorëheqjet nuk vendosen nga megafonët, por nga institucionet dhe qytetarët përmes votimit. Unë kam një mandat të qartë. Kushdo që mendon se duhet të largohem, ka të drejtë të organizohet, të garojë dhe të fitojë zgjedhje. Kjo është demokraci. Një ultimatum nuk është demokraci.”

Shefi i ekzekutivit përjashtoi mundësinë që protestat të ndikojnë në procesin e anëtarësimit të vendit në Bashkimin Evropian.

“Jo. Protestat paqësore nuk e dëmtojnë procesin. Përkundrazi, ato tregojnë një shoqëri të lirë. Ajo që do ta dëmtonte procesin evropian do të ishte zëvendësimi i sundimit të ligjit me presionin e rrugës, ose kthimi i dezinformimit në politikat publike.”

Për median italiane, Rama u shpreh se është i hapur për dialog me protestuesit të cilët janë realisht të shqetësuar për investimin, ndërsa pretendoi edhe një herë për ndërhyrje të huaja, të cilat, sipas tij, nuk vijnë nga qytetarët në rrugë, por janë ndërhyrje digjitale që përdoren për interesa keqdashëse ndaj Shqipërisë.

/vizionplus.tv

Posted Under:
Kryesoret Politike Vendi
Tagged:
Corriere Della Sera rama

Nga e njëjta kategori

Kryemadhi në GJKKO, kundërshton provat e SPAK dhe sekuestrimin e telefonit: S’mund të bënin kontrolle në banesën time kur isha deputete

më shumë...

U kap me armë, fishekë, granata dhe jelek antiplumb, arrestohet 38-vjeçari në Himarë (EMRI)

më shumë...

Aksion në Tale të Lezhës, konfiskohen dhjetëra çadra e shezlongë të vendosur pa leje

më shumë...

“Të drejtat e shqiptarëve të duhet të respektohen”, Presidenti Begaj bën bashkë aktorët politikë në Luginën e Preshevës

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

1:17

Kryemadhi në GJKKO, kundërshton provat e SPAK...

12:56

U kap me armë, fishekë, granata dhe...

12:48

Aksion në Tale të Lezhës, konfiskohen dhjetëra...

12:34

“Të drejtat e shqiptarëve të duhet të...

12:28

Rezoluta e përbashkët me PE, PS-PD pa...

12:18

Zjarr në Lundre të Ulzës, zjarrfikësit prej...

12:11

Rama: Nuk kam frikë nga protestat, dorëheqjet...

12:06

Plagosje me thikë në Korçë, ngjarja pas...

12:05

Sekuestrohen 3 armë dhe qindra fishekë në...

11:22

Libra falas për Diasporën, Kumbaro: Mbështesim mësimin...

11:20

Rama publikon momente nga Samiti i NATO-s,...

11:09

Shantazhet seksuale online dhe mashtrimet romantike, Interpol...

10:45

Pas “divorcit” me Kujtim Cakranin, zbulohet kush...

10:38

Seanca në GJKKO, Kryemadhi: Sot është dita...

10:13

Tragjedi në Itali, shpërthimi në fabrikën e...

9:57

I qepi buzët me gjilpërë dhe pe...

9:52

Zjarr në zonën malore të Shkodrës, era...

9:15

SHBA-ja kryen sulme të reja në Iran,...

9:14

Ekzekutoi Eglant Koçin/ Armand Shakaj ende në...

8:45

Rama publikon pamje nga punimet në aksin...

Më të klikuarat

  • Bonus për pensionistët dhe personat me aftësi të kufizuar, j...
  • Ekzekutoi Eglant Koçin/ Armand Shakaj ende në arrati, dyshoh...
  • Ministria e Arsimit publikon kalendarin, ja kur do të filloj...
  • “Momenti i krenarisë”, Rama: Kur e paimagjinueshmja bëhet e...
  • Dhuna ndaj minorenes, e planifikuar, publikohen video të tje...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.