E shtunë, 17 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Shqipëria nuk ndalet”, Rama jep lajmin e mirë: Në 14 Korrik mbyllen 3 Kapitujt e parë të negociatave me BE

Shqipëria mbylli negociatat për 3 kapitujt e parë në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Grupi i punës për zgjerimin i njohur me emrin Coela miratoi paradite mbylljen e bisedimeve për 3 kapituj; kapitullin 30 që ka të bëjë me marrëdhëniet e jashtme;  kapitullin 26 që ka të bëjë me arsimin dhe kulturën dhe kapitullin 25 që ka të bëjë me kërkimin shkencor.

Reklamë

Mbyllja e këtyre 3 kapitujve kaloi pasdite në mbledhjen e ambasadorëve të vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

Në faqen e Këshillit Europian është publikuar që konferenca ndërqeveritare për mbylljen e kapitujve do të zhvillohet në Bruksel, të martën në 14 korrik, në orën 19.00.

Reklamë

Lajmi është konfirmuar edhe nga kryeministri Edi Rama përmes një postimi në rrjetet sociale.

Postimi i Ramës:

SHQIPËRIA NUK NDALET????????????????????

Thanë negociatat u bllokuan;

thanë Samiti i NATOS u anullua;

thanë qeveria u rrëzua;

thanë ç’nuk thanë e gjë pa thënë s’do lenë, sepse puna e tyre janë llafet ndërsa FJALA JONË ËSHTË PUNA????


Që Shqipëria të bëhet anëtare e Bashkimit Europian duhet të mbyllë negociatat për 33 kapituj, proces që kryeministri Rama ka premtuar ta mbyllë në fund të vitit të ardhshëm. /Vizionplus.tv/

Vazhdo të lexosh

Reklamë