Subscribe

Festa e përvitshme e ëmbëlsirave, prodhimeve të fshatit dhe gatimeve tradicione u organizua të premten nga bashkia Maliq në lulishten e qytetit. Atmosferë fantastike u krijua në Panairin e Ëmbëlsirave, prodhimeve bujqësore – blegtorale dhe bletërritësve nga pjesmarrja e fermerëve të Njësive Administrative që përfshin Bashkia Maliq.

Kryetari I Bashkisë Gëzim Topçiu vlerësoi ekspozimin e prodhimeve bio nga Njësitë Administrative të Pojanit, Libonikut, Vreshtasit, Pirgut, Gorës e Moglicës që edhe këtë vit treguan me produktet cilësore mundim dhe djersën e fermerëve nga zonat e tyre.

Festa vazhdoi nën ritmin e muzikës shqiptare, të këngëve e valleve tradicionale dhe assj greke interpretuar nga filarmonia e Korinthit si dhe nga grupi artistik ‘Liria’ që ngritën në këmbë një publik të tërë.

Bashkia Maliq vlerësoi gjithashtu produktet nga amvisat duararta, gatimet e larmishme të të cilave u shijuan falas nga publiku nën atmosferën festive me miqtë grekë nga Korinthi.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *