Subscribe

Deputetet e opozites në Kosovë kanë kritikuar qeverinë e udhehequr.

Nga Albin Kurti që po nenglizhon situatën e krijuar nga pandemia e koronavirusit duke u fokusuar te zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri. Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Abelard Tahiri, theksoi se edhe pse Kosova është ne gjendje kritike, ku  numri i te infektuarve me Covid 19 eshte i lartë, kryeministri dhe deputetet e partisë së tij po merren me fushaten zgjedhore ne Shqiperi. Me këtë veprim, sipas Tahirit, rrezikohen  raportet mes dy vendeve.

“ABELARD TAHIRI

DEPUTETI I PARTISË DEMOKRATIKE

“Që nga dita kur Kurti është bërë kryeministër, në Kosovë janë shënuar mbi 14 mijë raste me COVID-19 dhe mbi 200 qytetarë kanë humbur jetën. E vetmja gjë që ka ndërmarrë kryeministri ka qenë izolimi i Kosovës përderisa ministrat dhe deputetët e tij e kanë qa këtë rrethim dhe kanë dalë në Shqipëri për të bërë fushatë. Një precedent i tillë çfarë po ndodh në Republikën e Shqpërisë nga LVV-ja dhe Kurti është i rrezikshëm dhe i dëmshëm për raportet mes të dy vendeve, Kosovës dhe Shqipërisë.”

 

Edhe Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në një postim në rrjetet sociale theksoi se përfshirja e Kryeministrit në zgjedhjet e Shqiperisë tregon papërgjegjshmeri.

 

“LUMIR ABDIXHIKU

KRYETAR I LIDHJES DEMOKRATIKE TË KOSOVËS

“Përpjekja për të prekurit e familjet e tyre, për çdo person tjetër që sot pret shpëtim – qoftë madje edhe si solidarizim – është një shembull sjellje prej lideri. Është lidership. Këtë punë, këtë shembull, këtë sjellje kjo Qeveri nuk po e jep dot! Ajo i ka braktisur njerëzit e vet. Në vend të kësaj, në kulmin e krizës shëndetësore e ekonomike, mazhoranca ka zgjedhur të jetë opozitë protestash e fushatash në një shtet tjetër.”

 

Kryeminsitri Albin Kurti këtë fundjavë zhvilloi një takim virtual, se bashku me tre kandidatet shqiptarë të Lëvizjes Vetevendosje, Boiken Abazi, Iliaz Shehu dhe Kreshnik Merxhani, me komunitetin shqiptar në Itali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *