Kit Harington sapo ka nisur bashkëjetesën me të dashurën dhe ish kolegen e “Game of Thrones”, Rose Leslie, pas 10 vitesh që jetonte me mikun e tij të ngushtë. Por ai ndoshta ka planifikuar diçka më serioze në të ardhmen e afërt!

 

 

“Po jetoj me Rose, ndaj jam shumë i lumtur”, – tha Kit në “Late Late Show” me James Corden. “Po shkon mirë. I thashë asaj se është e rëndësishme që apartamenti të jetë një hapsirë e jona e përbashket e jo sikur ajo thjesht është zhvendosur në shtëpinë time. I kërkova të lëvizë, të hedhë a të shtojë ç’të ketë dëshirë.”

 

 

Nicole Kidman, e ftuara tjetër e mbrëmjes, e pyet në mënyrë të drejtpërdrejtë se kur do të martohen? Kit mori 10 nuanca të ndryshme të së kuqes në fytyrë dhe tha: “Wow po më vë në grackë Nicole Kidman?!”. Por aktori e dha një përgjigje dhe pse ndoshta jo atë që të gjithë prisnim: “Hap pas hapi”, – tha ai duke ruajtur buzëqeshjen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *