Subscribe

Piktorët e vegjël të qarkut të Korçës janë bërë bashkë për të sjellë veprat e tyre si pjesë e edicionit të katërt të kolonisë së piktorëve.

 

Të vegjlit e grupmoshës nga 8 deri ne 12 vjeç kanë sjellë të hedhura në telajo vendet turistike të krahinës së juglindjes, duke filluar nga Borova, Rehova, Sheleguri dhe Leskoviku përmes ngjyrave të vjeshtës.

 

 

“Kam zgjedhur një pamje të fshatit Rehovë sepse më pëlqen shumë, karakteristikat e këtij fshati detajet gurët, dhe po mundohem të bëj më të mirën time në pikturë.

 

Te gjitha punimet e tyre do të paraqiten në ekspozitën e kësaj kolonie të veçantë që është e vetmja e kësaj moshe në vendin tonë.

 

 

“Kam rreth 5 vite që merrem me pikturë dhe do  vijoj ta mbaj si pasion.”

 

Në koloninë e këtij viti kanë marrë pjesë 25 piktorë, pjesa më e madhe e të cilëve janë nga Korça, por edhe ardhur nga shkolla të ndryshme të fshatrave të bashkive të juglindjes së vendit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *