E premte, 13 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Katalonja i përgjigjet Madridit, Puigdemont mbledh urgjent parlamentin

Presidenti katalanas Karles Puigdemont ka kundërshtuar vendimin e Madridit për të vendosur sundimin e drejtpërdrejtë mbi Barcelonën duke e cilësuar si “sulmi më i keq kundër institucioneve dhe popullit të Katalonjës që nga diktatura ushtarake e Francos në vitin 1939”.

 

Puigdemont njoftoi se i kishte kërkuar parlamentit rajonal të zhvillonte një debat mbi masat e marra nga Madridi dhe shtoi se njerëzit e Katalonjës kurrë nuk do të pranonin një vendim të tillë nga qeveria qendrore spanjolle.

 

Reklamë

“Unë i kërkoj parlamentit të mblidhet në një seancë plenare gjatë së cilës ne, përfaqësuesit e sovranitetit të qytetarëve, do të jemi në gjendje të vendosim për këtë përpjekje për të likuiduar qeverinë dhe demokracinë tonë dhe të marrim masat e nevojshme”, tha Puigdemont.

 

Kryeministri i Spanjës Mariano Rajoy tha se qeveria e tij do të shpërndajë parlamentin katalanas dhe do të thërrasë zgjedhje të parakohshme për të rivendosur rendin në rajon. Ai gjithashtu u shpreh se kompetencat e qeverisë katalanase do të transferoheshin përkohësisht në Madrid.

 

Zgjedhjet e menjëhershme do të zhvillohen brenda gjashtë muajsh beri te ditur Kryeministri ndërsa masat e marra nga Madridi pritet të miratohen nga Senati më 27 tetor.

 

Kryetari i parlamentit katalan, Carme Forcadell, i quajti masat një “grusht shteti de facto” duke shtuar se Z. Rajoy kishte për qëllim “t’i japë fund një qeverie të zgjedhur në mënyrë demokratike”.

 

Vendimi i Madridit provokoi një valë zemërimi në rajon ndërsa qindra mijëra njerëz dolën në rrugët e Barcelonës, për të shprehur pakënaqësinë e tyre.

Vazhdo të lexosh

Reklamë