Që prej së shtunës, ish-ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj është shtruar me urgjencë në QSUT.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se ish-ministri ka shkuar në spital me temperaturë të lartë dhe infeksion të rëndë në lëkurë.
Gjendja e tij vijon të jetë e pastabilizuar.
Beqaj mbahet prej një viti në paraburgimin e Durrësit për dosjen SASPAC të abuzimit me donacionet e huaja, ndërsa po gjykohet me procedurë të zakonshme për dosjen e sterilizimit./vizionplus.tv





