Kryeministri Edi Rama ka ndarë këtë të shtunë pamje nga Ujësjellësi Historik i Vranishtit, në Bashkinë Himarë, ku po vijojnë punimet restauruese.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë theksoi se ndërhyrja synon ruajtjen e një prej veprave më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore dhe inxhinierike të Shqipërisë.
“Mirëmëngjes 😊 dhe me këto pamje nga Ujësjellësi Historik i Vranishtit, në Bashkinë Himarë, ku po vijojnë punimet restauruese për të ruajtur një nga veprat më të vyera të trashëgimisë sonë kulturore dhe inxhinierike, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkroi Rama.
/vizionplus.tv





