E premte, 9 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tensionet SHBA-Iran, Trump zbut tonet: Janë më seriozë se kurrë, ndoshta s’ka më sulm

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka lënë të kuptohet se tensionet me Iranin mund të zgjidhen përmes diplomacisë, duke deklaruar se Teherani është “më serioz se kurrë më parë” për zhvillimin e bisedimeve.

Gjatë një aktiviteti në Shtëpinë e Bardhë kushtuar teknologjisë bërthamore, Trump tha se nuk ka marrë ende një vendim për ndërmarrjen e një sulmi të madh ushtarak ndaj Iranit, pavarësisht deklaratave të mëhershme se një opsion i tillë ishte në tavolinë.

Reklamë

“Për momentin po zhvillojmë bisedime me ta, ndaj ndoshta nuk do të ketë një pikë kthese që do të çonte në një sulm masiv”, deklaroi presidenti amerikan para gazetarëve në Zyrën Ovale.

Ai theksoi se ekzistojnë dy skenarë: vazhdimi i situatës aktuale ose arritja e një marrëveshjeje që do të ndihmonte në uljen e tensioneve mes Uashingtonit dhe Teheranit.

Reklamë

Trump mohoi gjithashtu se vendimet e tij në politikën e jashtme po ndikohen nga zgjedhjet e ardhshme në SHBA.

“Pavarësisht se çfarë thuhet për zgjedhjet e mesmandatit, unë nuk jam me nxitim”, u shpreh ai.

Deklaratat e fundit sinjalizojnë një ndryshim të tonit nga ana e presidentit amerikan, i cili duket se po mban të hapur mundësinë e një zgjidhjeje diplomatike, edhe pse marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Iranit vijojnë të mbeten të tensionuara.

Vazhdo të lexosh

Reklamë