Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Dërdushë, në Bashkinë Pogradec, ku një tufë delesh është goditur nga rrufeja gjatë motit të keq.
Sipas informacioneve paraprake, si pasojë e goditjes nga rrufeja kanë ngordhur rreth 10 dele, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike për pronaren e tufës, Tatjana Beçoku.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar. Drejt zonës është nisur sektori veterinar për verifikimet në terren.
/vizionplus.tv





