E shtunë, 3 Tetor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef 2 Eps) Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Tërhiqen rebelët Huthi, nuk do ta mbyllin Ngushticën Bab el-Mandab

Rebelët Huthi të Jemenit thanë sot se bllokada detare e Arabisë Saudite nuk synon paralizimin e Ngushticës strategjike Bab el-Mandab, pasi u konfirmua sulmi i tyre ndaj një anijeje saudite në zonë.

“Nuk e ka mbyllur Bab el-Mandab, siç po lënë të kuptohet disa”, tha Mohammed Abdusalam, një negociator për grupin pro-iranian, duke shtuar se rebelët po kufizohen në “një bllokadë që ka të bëjë vetëm me palën saudite”.

Reklamë

Huthët thanë se kanë ndërmend të ndërpresin anijet saudite në Detin e Kuq dhe Gjirin e Adenit.

Ata paralajmëruan anijet që lundronin në zonë, duke kërcënuar se do të shënjestronin ato që “i përkisnin armikut saudit” dhe që përpiqeshin të kalonin nëpër ngushticë. Të enjten, ata morën përgjegjësinë për sulmet ndaj dy anijeve cisternë.

Një burim zyrtar saudit konfirmoi se një anije që i përkiste një kompanie saudite u godit, duke shkaktuar një zjarr. Sulmi i dytë nuk u konfirmua.

Vazhdo të lexosh

Reklamë