E premte, 9 Tetor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:45 Në vijim ora 04:45: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarri në Parkun Kombëtar të Llogarasë ende aktiv, 20 efektivë të FA-së në terren për shuarjen e flakëve

Një vatër zjarri vijon të mbetet aktive prej tre ditësh në Parkun Kombëtar të Llogarasë.

Pavarësisht ndërhyrjeve të vazhdueshme për shuarjen e flakëve, vatra, e cila ndodhet poshtë antenave, në një zonë pyjore, riaktivizohet vazhdimisht.

Reklamë

Gjatë ditës së sotme në terren kanë mbërritur rreth 20 efektivë të Forcave të Armatosura, të cilët po punojnë së bashku me punonjësit e Administratës së Zonave të Mbrojtura (ADZM) dhe shërbimin zjarrfikës për neutralizimin e plotë të zjarrit.

Sipas zjarrfikësve, vështirësia kryesore lidhet me shtresën e humusit nën tokë, e cila vazhdon të digjet dhe bën që vatra të ndizet sërish, edhe kur në sipërfaqe duket se flakët janë shuar.

Reklamë

Autoritetet e konsiderojnë situatën shqetësuese, pasi zjarri mbetet i paparashikueshëm dhe mund të riaktivizohet në çdo moment, duke rrezikuar përhapjen në sipërfaqe të tjera të Parkut Kombëtar të Llogorasë.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë