E hënë, 5 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 30 sekonda më parë
Bota

SHBA tarifa për vendet partnere! Goditje për prodhimet që vijnë nga Kina, Britania e Madhe dhe Bashkimi Europian

Administrata e Presidentit Donald Trump ka vendosur një paketë të re tarifash ndaj 60 partnerëve kryesorë tregtarë të Shteteve të Bashkuara.

Sipas vendimit të ri, mallrat e importuara në SHBA nga këto vende do të përballen me tarifa nga 10% deri në 12.5%. Në listën e vendeve të goditura janë disa prej partnerëve më të mëdhenj ekonomikë të Uashingtonit, përfshirë Bashkimin Evropian, Kinën dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Reklamë

Shtëpia e Bardhë e ka justifikuar vendimin me luftën kundër punës së detyruar në zinxhirët ndërkombëtarë të prodhimit. Përfaqësuesi amerikan i Tregtisë deklaroi se masa synon të mbrojë të drejtat e punëtorëve dhe të korrigjojë praktikat tregtare që, sipas administratës amerikane, dëmtojnë konkurrencën e ndershme.

Por ky argument është vënë në pikëpyetje nga ekspertët e tregtisë. Sipas tyre, administrata Trump po përdor këtë argument si bazë ligjore për vendosjen e taksave, ndërsa objektivi real lidhet me uljen e deficitit tregtar të SHBA-së dhe rikthimin e prodhimit amerikan.

Vendosja e tarifave pritet të ndikojë në marrëdhëniet ekonomike mes SHBA-së dhe aleatëve të saj, pasi kompanitë amerikane mund të përballen me kosto më të larta për produktet e importuara, ndërsa partnerët tregtarë mund të kërkojnë masa kundërpërgjigjëse.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë