Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
24 July 2026
Vizion fokus

Merz nis riformatimin e qeverisë gjermane, emërohet ministri i...

Zjarret dalin jashtë kontrollit, mbi 65 mijë persona evakuohen...

Rama shpjegon “Paketën e Maleve” përmes CHATGPT: Nuk është...

Dronë iranianë godasin rajonin e kurdistanit irakian

Pirlo shumë pranë pankinës “axurre”

Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin armë Iranit,...

Grabitje me armë në një bankë në Gjermani, vritet...

Thellohet tragjedia në Roskovec! Ndërron jetë në spital edhe...

Netanyahu viziton javën e ardhshme SHBA-të

Dita e 55-të e protestës, nis grumbullimi i qytetarëve

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë, pse ndodh dhe si ta lehtësoni gjatë ditëve të nxehta

24 Korrik 21:39

Dhimbja e kokës kur ekspozohesh ndaj diellit të fortë të muajve të verës është një problem që e vuajnë shumë njerëz.

Dhimbjet e kokës ndodhin zakonisht kur qëndrojmë për një kohë shumë të gjatë në diell. Është e rëndësishme që të kuptojmë cilët janë faktorët, përveç diellit, që shkaktojnë këtë problem.

Më poshtë do të mësoni mbi kujdesin që duhet të tregoni për të lehtësuar dhimbjen e kokës nga vapa.

Shkaqet e dhimbjes së kokës nga dielli

Një nga arsyet kryesore është koha që qëndrojmë të ekspozuar në diell. Personat që preferojnë të dalin me flokë të lagur, apo direkt pas një dushi, kanë më shumë mundësi të vuajnë nga dhimbja e kokës.

Ndryshimi i menjëhershëm i temperaturës, ajri i thatë e i nxehtë dhe ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj diellit shkaktojnë dhimbje të forta koke.

Simptoma ekzistuese si sinuset e bllokuara dhe migrena bëjnë që ekspozimi ndaj diellit të sjellë përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

Një arsye që nuk është shumë e njohur është pikërisht ulja e nivelit të sheqerit. Kur ne ecim në diell, trupi ynë punon pak më shumë për të ruajtur temperaturën e brendshme.

Këtij procesi i shtohen lodhja e muskujve dhe ndryshimi i presionit të gjakut dhe i lëngjeve të trupit. Të gjithë këta faktorë ndikojnë në formimin e dhimbjes së kokës.

Simptomat

Disa nga shenjat që paralajmërojnë dhimbjen e kokës nga dielli:

Dhimbje therëse e kokës

Të përzierat

Ndjeshmëri ndaj dritës

Dhimbje e qafës

Dehidratimi

Si të parandalojmë dhe trajtojmë dhimbjet e kokës

Edhe pse qetësuesit janë të shumtë dhe të aftë për të luftuar dhimbjet e kokës, shpesh nuk janë të përshtatshëm për këtë lloj dhimbjeje.

Disa nga metodat për të shmangur dhimbjet e kokës nga dielli i stinës së verës:

Ambientet e freskëta duhet të kthehen në vendet tuaja të preferuara

Një dhomë me ajër të freskët gjatë muajve të nxehtë të verës është zgjidhja e përkryer. Për personat që punojnë në mëngjes, e mira është të shmangin oraret e diellit të fortë. Kjo është shumë e thjeshtë, mjafton të dilni nga shtëpia pak më herët që të arrini në zyrën tuaj pa ju ekspozuar dielli i fortë.

Nëse do t’ju duhet të lëvizni edhe gjatë ditës, atëherë zgjidhni rrugën me më shumë hije. Kudo që të shkoni, sigurohuni që të keni një shishe me ujë të ftohtë me vete.

Merrni me vete një kapele

Kur shkojmë në plazh, shumë prej nesh bëjnë gabimin dhe nuk vendosin kapele.

Ajo bën të mundur krijimin e një hijeje për sytë tanë, duke i mbrojtur nga ekspozimi i drejtpërdrejtë ndaj rrezeve të diellit.

Njësoj si lëkura që ka nevojë për kremin mbrojtës, edhe sytë duan përkujdesje. Kapelja dhe syzet janë dy nga mënyrat më të thjeshta për t’i mbrojtur.

Disa kura të thjeshta në kushte shtëpie

Kur të ktheheni në shtëpi, është e mira që të bëni një dush të vakët, në mënyrë që temperatura e trupit të ulet.

Lagni një peshqir të vogël me ujë të ftohtë dhe vendoseni pranë syve dhe ballit, ndërkohë që çlodheni.

Merrni paketa çaji kamomili dhe vendosini në ujë të ftohtë, më pas aplikojini direkt në sytë tuaj. Çaji do të qetësojë menjëherë dhimbjen e syve dhe do të ulë ënjtjen nga vapa.

Posted Under:
Lifestyle
Tagged:
Dhimbje Koke Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell për shëndetin

më shumë...

Këto janë sinjalet që trupi ju jep para dehidratimit

më shumë...

Dita e fundit e Mërkurit në retrograd! Parashikimi i Horoskopit nga Meri Gjini: Nga e shtuna ndryshon gjithçka

më shumë...

“Kushtojini më shumë kohë njerëzve të rëndësishëm për ju”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:44

Durrës/ Konflikt me sende të forta dhe...

10:36

Merz nis riformatimin e qeverisë gjermane, emërohet...

10:04

Zjarret dalin jashtë kontrollit, mbi 65 mijë...

9:39

Dhimbja e kokës nga dielli i fortë,...

9:30

Molla para gjumit, ja përfitimet që sjell...

9:16

Rama shpjegon “Paketën e Maleve” përmes CHATGPT:...

9:05

Dronë iranianë godasin rajonin e kurdistanit irakian

9:00

Pirlo shumë pranë pankinës “axurre”

8:44

Këto janë sinjalet që trupi ju jep...

8:07

Trump: Nëse Rusia dhe Kina i japin...

7:33

Grabitje me armë në një bankë në...

7:30

Thellohet tragjedia në Roskovec! Ndërron jetë në...

7:14

Netanyahu viziton javën e ardhshme SHBA-të

6:59

Dita e 55-të e protestës, nis grumbullimi...

6:33

Tërhiqen rebelët Huthi, nuk do ta mbyllin...

6:31

Zelensky: Goditëm një nga ndërmarrjet kryesore ushtarake...

6:12

Serbia në zgjedhje të parakohshme, Vuçiç shpall...

6:09

F-16 rumun rrëzon një dron që hyri...

5:56

Parashikimi i motit për ditën e shtunë,...

5:35

Neutralizohet zjarri mes Lekasit dhe Voskopojës, përfshiu...

Më të klikuarat

  • I vrau babain dhe i plagosi nënën, 35-vjeçari në Roskovec lë...
  • “Kemi frikë”, krimi në familjen në Roskovec, fle...
  • Krimi në Roskovec, flasin prindërit e autorit: Vajzën e doni...
  • Tragjedia në Roskovec/ Nuk pranoi të dorëzohej, vetëvritet a...
  • Thellohet tragjedia në Roskovec! Ndërron jetë në spital edhe...
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.