Më shumë se 220 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të zjarreve të mëdha që po përfshijnë Francën dhe Spanjën. Vetëm në jugperëndim të Francës janë evakuuar rreth 200 mijë banorë, ndërsa në Spanjë autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e 25 mijë personave dhe kanë këshilluar afro 40 mijë të tjerë të qëndrojnë brenda banesave.
Në Francë, flakët që kanë përfshirë rajonet Gironde dhe Landes vazhdojnë të jenë jashtë kontrollit. Gjatë orëve të para të së shtunës u evakuuan edhe katër qytete pranë Bordosë, me një popullsi prej rreth 58 mijë banorësh. Zjarri, i cilësuar nga autoritetet si një “megazjarr”, ka djegur mbi 19 mijë hektarë pyje dhe ka shkatërruar rreth 80 banesa. Presidenti francez Emmanuel Macron ka mobilizuar ushtrinë për të mbështetur operacionet e emergjencës.

Ndërkohë, në Spanjë situata është veçanërisht e rëndë në perëndim të Madridit, ku tre vatra zjarri janë bashkuar në një front të vetëm. Autoritetet rajonale kanë paralajmëruar se zjarri ka tejkaluar kapacitetet e zjarrfikësve për t’u vënë nën kontroll. Njësia Ushtarake e Emergjencave është angazhuar për të penguar përhapjen e flakëve drejt zonave të banuara.
Qeveria e Spanjës ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme kombëtare, me 25,000 njerëz që janë udhëzuar të evakuohen dhe pothuajse 40,000 të tjerë të qëndrojnë brenda.
Sipas autoriteteve spanjolle, mbi 6 mijë hektarë janë djegur në rajonin e Madridit dhe afro 9 mijë hektarë në provincën Ávila. Tetë komuna janë evakuuar, ndërsa disa qytete të tjera mbeten nën masa kufizuese, me banorët të urdhëruar të mos dalin nga shtëpitë për shkak të rrezikut të madh.
Kryeministri spanjoll Pedro Sánchez e cilësoi situatën dramatike dhe u bëri thirrje qytetarëve të respektojnë udhëzimet e autoriteteve. Ndërkohë, policia ka arrestuar një person dhe po heton një tjetër për zjarrin në Burgohondo, i cili dyshohet se mund të jetë shkaktuar nga pakujdesia gjatë përdorimit të makinerive të rënda në një periudhë me kufizime për shkak të rrezikut të lartë nga zjarret.
A wildfire in France’s southwestern Gironde region has burned about 14,000 hectares (34,600 acres), forced around 110,000 people to evacuate and remains out of control, as firefighters continue battling the rapidly spreading blaze.
Credit: @_TheDailyBrief_ pic.twitter.com/iPPf35xZ50
— Open Source Intel (@Osint613) July 24, 2026
/vizionplus.tv






